Loading...

Nga akullnaja e Gray në Kili, është shkëputur një masiv i madh akulli, në zonën e parkut kombëtar Torres del Paine, në jug të vendit.“Një situatë e paralajmëruar, por e papritura është se bëhet fjalë për një copë akulli me përmasa shumë të mëdha”, shpjegoi Ricardo Jana, i institutit antarktik të Kilit (INACH).Shkëputja e akullit me përmasa 350 me 280 metra, ka ndodhur në sektorin e quajtur “gjuha lindore”, në pjesën e akullnajës që gjatë 12 viteve të fundit ka humbur qindra metra katrorë sipërfaqe, pa pasur një arsye të saktë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *