Loading...

Deri më tani duket se shiu nuk ka ndërmend të ndalet dhe situata sa vjen e përkeqësohet, ndërsa nuk kanë qenë të pakët qytetarët që e kanë pësuar dhe kanë ngelur në mes të rrugëve.

Autoritetet shtetërore kanë bërë një listë paraprake të akseve më problematike në vend. Ja lista:

Si pasojë e intensitetit të lartë të rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi, pasi ka dalë uji në rrugë te pika e Viroit.

Aksi Fushë Krujë-Laç kalohet me vështirësi, pasi përballë lokalit “Arbëria” në Fushë-Krujë ka dalë lumi në rrugë.

Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika. Të dyja krahët e autostradës Tiranë-Durrës janë të pakalueshme.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve duhet të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz. Akset e tjera për momentin janë të kalueshme pa probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *