Loading...

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar nga uji në autostradën Tiranë-Durrës.Gjendja më e rënduar është në zonën pranë City Park.Qindra makina me njerëz brenda,me fëmijë prej orësh janë të bllokuar.Askush deri më tani nuk ka shkuar në ndihmë të tyre.Në redaksinë e SYRI.net kanë mbërritur video me pamje të frikshme Njerëzit duket se kërkojnë shpëtim në City Park,por kati i parë i qendrës tregtare është i përmbytur.Frika më e madhe që ekziston është se kjo situatë mund të sjellë viktima.Edhe pse deri më tani nuk ka njoftime për viktima nga popullsia civile, fatkeqësisht situata është e rëndë dhe mund të ketë edhe të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *